Transmetuar më 29-11-2025, 13:15

Tiranë- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi online me qytetarët, ka deklaruar se format e protestës së njohur si “Foltorja” do të shtrihen në mbarë vendin.

Berisha tha se pas aktivitetit të fundit para Kryeministrisë, lëvizja do të dalë edhe jashtë Tiranës:

“Këtë javë nisim foltoret jashtë Tiranës dhe do të vijojnë në të gjithë vendin,” u shpreh ai.

Sipas tij, qëllimi është zgjerimi i komunikimit direkt me qytetarët dhe organizimi i takimeve të hapura në çdo zonë të Shqipërisë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit