

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm qytetin e Gjirokastrës, ku një 21-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e dajës së tij, në lagjen “Granicë”.
Forcat e policisë dhe grupi hetimor mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për të sqaruar rrethanat. Paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për vetëvrasje, por autoritetet nënvizojnë se shkaqet dhe motivet janë ende në hetim.
Institucionet kanë deklaruar se do të publikojnë informacion të mëtejshëm sapo të përfundojnë procedurat zyrtare.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






