

KOSOVË – Sot shënohen dy vjet nga vrasja e rëndë e Liridona Ademajt, ngjarje që tronditi opinionin publik më 29 nëntor 2023 në fshatin Bërnicë të Prishtinës. Ajo u vra ndërsa ndodhej në veturë bashkë me dy fëmijët dhe bashkëshortin e saj, Naim Murselin – i cili akuzohet nga Prokuroria se ka urdhëruar vrasjen.
Procesi gjyqësor ndaj tij dhe personave të tjerë të përfshirë ka nisur në fillim të vitit 2025. Më 15 janar, Prokuroria ngriti aktakuzë ndaj katër të pandehurve: Naim Murseli, Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe Tom Dodaj.
Mesazh i vëllait të Liridonës në përvjetorin e dytë
Në këtë ditë përkujtimi, vëllai i saj, Leonard Ademaj, ka ndarë një mesazh emocional për motrën, duke theksuar dhimbjen e familjes dhe kërkesën e tyre të vazhdueshme për drejtësi.
“Sot bëhen 2 vite që nga ikja jote, motër. Malli për ty shtohet çdo ditë… Nuk mundemi të pajtohemi me faktin që ti nuk je më në mesin tonë,” shkruan ai.
Ai shton se familja do të vazhdojë të kërkojë drejtësi deri në fund:
“Do të luftojmë deri në frymën e fundit. Kriminelët duhet të marrin dënimin e merituar.”
Fëmijët nën kujdesin e shtetit suedez
Pas ngjarjes tragjike, dy djemtë e Liridonës janë vendosur nën kujdesin e shtetit të Suedisë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






