Transmetuar më 29-11-2025, 11:42

SHKODËR- Ipeshkvi i Dioqezës së Sapës, Simon Kulli, ka ndërruar jetë papritur mëngjesin e 29 Nëntorit, si pasojë e një goditjeje të shkaktuar nga tensioni i lartë i gjakut. Lajmi është konfirmuar nga burime të afërta me familjen dhe komunitetin kishtar.

Imzot Simon Kulli u emërua në vitin 2016 si administrator i Dioqezës së Sapës në Vau Dejës, ndërsa një vit më vonë, në 2017, Papa e caktoi Ipeshkëv të kësaj dioqeze. Ai mori detyrën duke zëvendësuar Imzot Luçiano Avgustinin, i cili po ashtu kishte ndërruar jetë në mënyrë të parakohshme pas një sëmundjeje të rëndë.

Kisha Katolike e Shqipërisë pritet të nxjerrë një njoftim zyrtar lidhur me ceremoninë e varrimit, ndërsa më pas do të njoftohet edhe emri i Ipeshkvit të ri që do të drejtojë Dioqezën e Sapës.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit