Transmetuar më 29-11-2025, 09:27

AEK Athina tronditi Fioren brenda në “Franchi”, me ekipin grek që doli me 3 pikë, kjo falë edhe paraqitjes spektakolare të Thomas Strakoshës, një portier që në Serie A e njohin shumë mirë pasi prej vitesh ishte pjesë e Lazio-s, shpesh një nga portierët më të lakuar në treguan e Italisë. Pas 10 vitesh në kryeqytet, Strakosha zgjodhi të largohej drejt Anglisë, por për fat të keq gjërat nuk shkuan si duhet në ishull.

Rikthimi i tij në Athinë, tek AEK rezultoi një lëvizje e gjetur pasi më fund gardiani kuqezi është rikthyer të luajë në nivele të larta. Një intervistë për mediat në Itali, Strakosha u rikthye pas në kohë duke falënderuar fillimisht Simone Inzaghin, trajneri i cili i dhuroi debutimin në Serie A:

“Inzaghi është një trajner që të largon presionin, e falënderoj gjithnjë, ishte ai që më dhuroi debutimin. Te Lazio kam kaluar 10 vite të bukura, por e dija që nuk do të qëndroja gjithmonë aty, e kisha të qartë që një ditë do të rikthehesha në shtëpinë time, në Athinë. Të largohesha nga shtëpia në moshën 16 vjeçare nuk ishte e lehtë, por më ndihmoi shumë të rritesha si person. Pas Lazio-s kalova në Premier League, por ai dëmtim më bëri të humbas afro 1 vit karrierë, më pas kisha dyshime nëse do të rikthehesha edhe një herë si më parë. Tani tek AEK Athina janë rikthyer të jem i lumtur, kjo shihet edhe në fushë. Athina është shtëpia ime, unë kam lindur këtu, por zgjodha Shqipërinë për familjen time”, u shpreh ndër të tjera Strakosha.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit