

Kiev- Të paktën një person është vrarë dhe 15 të tjerë janë plagosur, përfshirë një fëmijë, gjatë një sulmi rus me raketa dhe dronë në Kiev gjatë natës së 29 nëntorit, njoftuan autoritetet lokale. Alarmet për sulme ajrore u aktivizuan në të gjithë vendin gjatë natës, ndërsa Rusia lëshoi dhjetëra raketa dhe qindra dronë drejt kryeqytetit.
Rusët lëshuan sërish gjatë orëve të të mëngjesit dhjetëra raketa, përfshirë raketat hipersonike Kinzhal, drejt kryeqytetit. Dëme u raportuan në të paktën gjashtë lokacione në të gjithë Kievin, duke përfshirë ndërtesa banimi shumëkatëshe.
Disa ndërtesa banimi, duke përfshirë një ndërtesë 25-katëshe dhe një 14-katëshe, si edhe makina, u dëmtuan në shkallë të ndryshme.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






