Transmetuar më 28-11-2025, 21:50

TIRANE – Janë luajtur të premten dy ndeshjet e para të javës së 13-të në Abissnet Superiores, ku nuk kanë munguar edhe surprizat. Elbasani është ndalur në një barazim pa gola përballë Partizanit, por një pike ka mjaftuar për të mbajtur vendin e pare në krye të renditjes. Në Shkodër, Teuta ka surprizuar Vllazninë, duke e mundur me rezultatin 1-0.

Në “Elbasan Arena”, pavarësisht volumit të lojës, Elbasani dhe Partizani nuk u treguan konkretë dhe të saktë në finalizimin e aksioneve, duke dhuruar një barazim 0-0 në këtë javë të 13-të të Abissnet Superiore. Barazimi i dytë radhazi për Elbasanin, pas atij me Dinamon në javën e kaluar. E njëjta gjë mund të thuhet dhe për të kuqtë, të cilët barazuan me Vllazninë në javën e kaluar.

Me këtë barazim, Elbasani vazhdon i vetëm në vendin e parë në kuotën e 25 pikëve, ndërsa Partizani në vend të 7-të me 14 pikë.

Goli i shënuar nga Beshiraj në minutën e 84-t bëri që Teuta të surprizojë Vllazninë në “Loro Boriçi” për një fitore 1-0. Një ndeshje me pak raste shënimi dhe shumë ndalesa. Durrsakët panë t’u anulohej edhe një gol që në fillim të ndeshjes, ndërsa në fundin e takimit humbën shërbimin e Fadairo, i cili u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Karton i kuq dhe për drejtorin sportiv, Renato Arapi për protesta.

Vllaznia humbet vendin e parë në renditje dhe mbetet në kuotën e 24 pikëve, Teuta ngjitet në kuotën e 21 pikëve dhe pozicionohet në vendin e 4-t.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit