Transmetuar më 28-11-2025, 20:26

Tiranë- Mijëra qytetarë nga Kosova kanë zgjedhur Shqipërinë për të kaluar festat kombëtare.

Shumica prej tyre kanë kaluar nëpër Pikën Kufitare të Morinës.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në pikën kufitare janë futur 64 autobusë, ndërsa në total kanë hyrë 17,789 shtetas dhe 4,651 automjete.

Autoritetet kufitare thonë se fluksi është i pritshëm për shkak të festave dhe se menaxhimi po kryhet pa vonesa.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit