Transmetuar më 28-11-2025, 17:37

Kapshticë, 28 Nëntor 2025 – Situata në pikën kufitare të Kapshticës po shkon drejt normalizimit, pavarësisht fluksit të lartë të mjeteve që vijon ende.

Sipas informacioneve nga doganat, pala shqiptare po operon me 5 sportele në dalje, ndërsa pala greke po punon me të njëjtin numër sportelesh në hyrje të territorit helen. Kjo ka bërë të mundur uljen e pritjeve dhe rritjen e qarkullimit të mjeteve në të dyja anët e kufirit.

Pas komunikimit dhe koordinimit mes dy doganave, palët po punojnë me kapacitet të plotë, me qëllim shmangien e pritjeve të zgjatura që u shënua në orët e mëparshme. Piku i fluksit është regjistruar disa orë më parë, ndërsa aktualisht situata paraqitet më e stabilizuar, megjithëse prania e mjeteve vijon të mbetet e lartë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit