Transmetuar më 28-11-2025, 16:05

Krujë, 28 Nëntor 2025 – Policia e Krujës ka arrestuar pas disa orësh kërkimesh drejtuesin e automjetit që mbrëmjen e djeshme aksidentoi për vdekje një këmbësor në Nikël dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes.

Sipas njoftimit zyrtar, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë identifikuan dhe vunë në pranga shtetasin M. M., 28 vjeç, i dyshuar se ka përplasur këmbësorin P. Xh., 55 vjeç, i cili humbi jetën si pasojë e plagëve të marra.

“Ngjarja ndodhi në lagjen Shelqet, Nikël, ku automjeti i drejtuar nga M. M. goditi këmbësorin, i cili fatkeqësisht ndërroi jetë”, njoftuan autoritetet policore.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dinamikës së aksidentit, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit