Transmetuar më 28-11-2025, 12:40

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur Menidi të Greqisë ku një vajzë 14-vjeçare nga Shqipëria, e cila ishte shtatzënë, u rrah brutalisht nga nëna e saj.

Dhuna e ushtruar nga e ëma ka rezultuar në abort spontan dhe adoleshentja është paraqitur në polici me fetusin në një qese. Sipas protothema.gr, efektivët arrestuan nënën 54-vjeçare për lëndime të rënda trupore dhe dhunë në familje.

Dyshohet se gruaja, për arsye ende të panjohura, ka dhunuar vajzën e saj të mitur shtatzënë, duke rezultuar në abort spontan të kësaj të fundit.

Vajza mori fetusin dhe u paraqit në komisarit, dhe tani është dërguar në Departamentin e Fëmijëve.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit