Transmetuar më 28-11-2025, 12:31

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kukësin ditën e sotme, ku një biznes pranë autostradës së Morinës është goditur me armë zjarri.

Pronari i “Furra Kosova”, i shqetësuar dhe i tronditur, ka kontaktuar redaksinë tonë duke treguar se lokali i tij është bërë shënjestër e 8 plumbave.

Sipas qytetarit, ngjarja ka ndodhur pranë urës së re në Kukës, ndërsa ai thekson se nuk ka asnjë konflikt me askënd dhe nuk e kupton se kush mund ta ketë qëlluar.

Në mesazhin e tij për redaksinë, ai shprehet: “8 plumba më kanë gjuajtur drejt biznesit ‘Furra Kosova’ që kam në autostradën e Morinës, pranë urës së re që është bërë në Kukës. Nuk e di kush e ka bërë, më kanë bërë atentat.”

Fatmirësisht, nga të shtënat nuk ka persona të lënduar, megjithatë dëmet materiale janë të konsiderueshme dhe situata ka krijuar panik mes banorëve të zonës.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorëve. Pritet një reagim zyrtar në vijim.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit