

VLORË- Në kuadër të festimeve për 113-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, politika shqiptare dhe ajo e Kosovës u bashkuan sot në Vlorë për të nderuar figurat që kontribuan në lirinë e vendit.
Në ceremoninë zyrtare pranë Monumentit të Pavarësisë, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, vendosën kurora me lule në nder të atyre që shënuan historinë e kombit.
Më pas, kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, gjithashtu vendosi kurorën e tij, ndërsa kryeministri Edi Rama u përul para monumentit, duke përkujtuar figurat historike që i dhanë pavarësinë Shqipërisë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






