

Tiranë, 28 nëntor 2025
Dy të rinj janë arrestuar nga Policia e Tiranës gjatë një operacioni të koduar “Night”, pasi dyshohen për shpërndarje të lëndëve narkotike të forta në zona të ndryshme të kryeqytetit.
Shtetasit K. P., 21 vjeç, dhe H. S., 27 vjeç, qarkullonin me një automjet tip “BMW”, ku sipas policisë kryenin shpërndarjen e dozave të heroinës dhe kokainës. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, ndaluan automjetin në rrugën “Mine Peza”.
Gjatë kontrollit fizik, tek K. P. u gjetën doza heroine dhe kokaine, ndërsa tek H. S. u gjetën doza kokaine. Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan lëndët narkotike, pesë aparate celularë dhe automjeti i përdorur në veprimtarinë e dyshuar kriminale.
Të dy të rinjtë u arrestuan në flagrancë dhe akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme hetimore.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






