Transmetuar më 27-11-2025, 23:06

TIRANË- Teatri Kombëtar i Tiranës ka shkëlqyer në Festivalin Moisiu, duke u kthyer në kryefjalën e këtij edicioni me një triumf të padiskutueshëm: pesë çmime madhore që vulosin forcën artistike, vizionin krijues dhe standardin e lartë profesional të institucionit. Në një festival, të realizuar me përkushtim mes teatrove shqiptare të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, TK doli si fitues i madh, duke dëshmuar se energjia e re dhe tradita e fortë mund të bashkëjetojnë në skenë me madhështi.

“Si ta doni”, vepra e Shakespeare-it e sjellë me një lehtësi moderne dhe një estetikë të freskët, me refji te John Blondell, triumfoi duke marrë Çmimin e Madh – Shfaqja më e Mirë, një vërtetim i plotë se ky realizim shënon një moment kulmor artistik në repertorin e këtij sezoni. Vlerësimi i jurisë ishte i qartë: një shfaqje që ndërthur finesën regjisoriale, lojën inteligjente aktoriale dhe një qasje të guximshme ndaj një klasiku që publiku e priti me entuziazëm të jashtëzakonshëm.

Ndër çmimet individuale, Teatri Kombëtar regjistroi një tjetër arritje domethënëse:

– Kostumografia më e mirë – Blagoj Micevski, për krijimin e një universi vizual elegant dhe të përkorë; – Kompozitori më i mirë – Endri Sina, për muzikën që i dha ritëm, atmosferë dhe shpirt skenës; – Aktori i dytë më i mirë – Florian Agalliu, për interpretimin plot hijeshi dhe humor të zgjuar; – Aktorja më e mirë protagoniste – Luli Bitri, për një rol që u kthye në pikën emocionale të shfaqjes, të ndërtuar me intensitet dhe delikatesë të rrallë.

Ky pesësh i jashtëzakonshëm çmimesh nuk është thjesht një sukses festivali, por një dëshmi e një periudhe të re për Teatrin Kombëtar – më energjik, më inovativ, më i hapur ndaj bashkëpunimeve dhe standardeve bashkëkohore. Me “Si ta doni”, TK konfirmoi nivel te larte artistik.

Triumfi në Festivalin Moisiu vjen si një mesazh i fortë: Teatri Kombëtar i Tiranës është sot një nga motorët më të fuqishëm të zhvillimit kulturor – një teatër që jo vetëm prodhon shfaqje të bukura, por krijon ngjarje.

Edicionit i tretë i Festivalit “MOISIU”/ Aktori Florian Agalliu shpallet fitues i çmimit “Aktori i dytë më i mirë” me shfaqjen “Si ta doni” “Si ta doni”, vepra e Shakespeare-it e sjellë me një lehtësi moderne dhe një estetikë të freskët, me refji te John Blondell, triumfoi duke marrë Çmimin e Madh – Shfaqja më e Mirë, një vërtetim i plotë se ky realizim shënon një moment kulmor artistik në repertorin e këtij sezoni.

Aktori Florian Agalliu shpallet fitues i çmimit “Aktori i dytë më i mirë” me shfaqjen “Si ta doni"

Edicionit i tretë i Festivalit “MOISIU”/ Aktorja Luli Bitri shpallet fituese e çmimit “Aktori i dytë më i mirë” me shfaqjen “Si ta doni”

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit