

TIRANË- Anila Aliaj është përjashtuar nga kryesia e degës së PD-së, në Kamëz. Pezullimi i saj erdhi pas debateve të zhvilluara ditën e djeshme, në mbledhjen e degës Paskuqan-Kamëz me deputetin e Partisë Demokratike, Flamur Noka.
Përjashtimin nga funksioni si anëtare e kryesisë të PD-së e ka njoftuar vetë Aliaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook. Në postimin e saj, Aliaj shkruan se ajo doli fituese, pasi mori respektin dhe përkrahje e mijërave qytetarëve. Ajo tha fitoi respekt dhe mbështetje, ndërsa Noka fitoi mospërfilljen dhe "faqen e zezë."
"Dhe masa erdhi, përjashtimi nga grupi për njoftim të anëtarëve të kryesisë. Si gjithmonë, unë dola fituese, mora respekt dhe përkrahje nga mijëra qytetarë. Fituese pa figurë, pa pushtet, por vetëm me dinjitet, forcë e zë. Unë fitova respektin dhe mbështetjen; ju fituat mospërfilljen dhe faqen e zezë. Ta thashë në sallë, me 70 burra: e vetmja femër si anëtare kryesie. Vërtet jam femër, por kam burrni shumë më shumë se ju. I paburri nuk është ndryshe, vetëm si ju", shkruan ajo.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






