Transmetuar më 27-11-2025, 22:02

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali, së bashku me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, iu bashkuan festimeve për 113 vjetorin e Pavarësisë në Shkodër.

Nga "Sofra e Pavarësisë", në atmosferën kuqezi, Spiropali tha se "sot shumë se kurrë më parë, Shkodra qëndron e palëkundur si një simbol i pathyeshëm i unitetit e bashkimit kombëtar". Spiropali mirëpriti me një mesazh edhe Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

"Sofra e shqiptarit i përket mikut. Asnjë shprehje nuk rrok më fort shpirtin tonë të mikpritjes. Veçse, ju, e nderuar Vjosë, në këtë qytet vërtet jeni mike, por jo mysafire. Sepse ju, ashtu si të gjithë bashkëkombasit tuaj, vëllezërit e të njëjtit gjak, këtu jeni në shtëpinë tuaj", tha Spiropali.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit