

TIRANË- Kontrolli i Lartë i Shtetit ka deklaruar se janë zbuluar probleme të shumta në menaxhimin e pagesave për përfituesit e pensioneve. Nga verifikimet e bëra nga KLSH janë evidentuar disa raste që kanë të bëjnë me pensionet. Nga kontrolli i kryer ka rezultuar që 11,030 persona kanë përfituar të ardhura pas vdekjes. Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, nga 11.030 raste, 232 raste, janë pa efekte financiare dhe 10,798 raste, janë me efekte financiare.
Nga këto 10,151 raste, janë arkëtuar deri më datë 31.12.2024, në shumën 100,158,608 lekë. Gjithashtu ka edhe raste kur përfituesi i pensionit e ka tërhequr vetë pensionin, por ka ndërruar jetë në po atë muaj. Në vitin 2024, në të gjithë territorin janë regjistruar 821 raste me problematika të tilla, duke shkaktuar një humbje financiare prej 36.9 milionë lekësh. Por, krahasuar me vitin 2023, ka pësuar nje ulje prej 1,171 rastesh me vlerë 157,697 lekë. Nga Sektori i Kontrollit të Pagesave në ISSH, vazhdon kontrolli për rikthimin e fondeve të dëmtuara,
“Nga kontrolli i kryer nga Sektori i Kontrollit për rastet që kanë përfituar të ardhura pas vdekjes progresivisht, për periudhën Janar – Dhjetor 2024, është konstatuar një dëm financiar prej 11,030 raste me vlerë 114,885,368 lekë, (ku përfshihen të gjitha rastet e tërheqjes pas datës së vdekjes, gjithashtu edhe rastet kur përfituesi i pensionit e ka tërhequr vetë pensionin, por ka ndërruar jetë në po atë muaj. Meqënëse pensioni është një pagesë që merret paradhënie, pjesa pas datës së vdekjes duhet mbajtur nga granti), të raportuar për të gjitha rajonet nga Gjendja Civile, ku krahasuar me vitin 2023, ka pësuar nje ulje prej 1,171 rastesh me vlerë 157,697 lekë. Nga Sektori i Kontrollit të Pagesave në ISSH, vazhdon kontrolli për rikthimin e fondeve të dëmtuara, por ende mbeten fonde të pa arkëtuara në vlerën 36,304,350 lekë të cilat kërkojnë vëmendje të shtuar, për t’u shlyer plotësisht”, thuhet në raport.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






