Transmetuar më 27-11-2025, 16:34

Durrës, 27 nëntor 2025 – Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 14-vjeçarin me inicialet M.K., i dyshuar për plagosjen e një 15-vjeçari gjatë një konflikti mes adoleshentësh. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura për shkak të përfshirjes së të miturve.

Në njoftimin zyrtar të gjykatës thuhet se masa është caktuar për veprat penale të parashikuara nga nenet përkatëse të Kodit Penal. Vendimi u dhënë nga gjyqtari Elvis Sulejmani.

I mituri i plagosur ndodhet në gjendje të rëndë në spital, ku mjekët po monitorojnë nga afër situatën. Familjarët e tij kanë kërkuar privatësi deri në stabilizimin e gjendjes shëndetësore.

Si ndodhi ngjarja?

Sipas burimeve policore, konflikti dyshohet se ka nisur pas një debati në rrjetet sociale mes dy adoleshentëve. Të rinjtë më pas janë takuar në zonën e ish-Kënetës, në rrugën “Laguna e Karavastasë”, me qëllim sqarimin e situatës.

Debati është përshkallëzuar në një përleshje fizike, ku janë përdorur sende të forta. Gjatë sherrit, 14-vjeçari dyshohet se ka goditur me thikë 15-vjeçarin, duke i shkaktuar plagë të rënda. Policia e Durrësit ka arrestuar menjëherë të dyshuarin, ndërsa po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit