

Kryetari i bashkisë së Kolonjës, Erion Isaj është paraqitur sot në SPAK, ndërsa pak kohë më parë ai u mor i pandehur për shkelje të barazisë në tendera.
Socialisti akuzohet konkretisht për “Shkelje të parimeve të barazisë së pjesëmarrësve në tendera ose ankande publike”. SPAK ka hetuar konkretisht tenderin e rrugës Korçë-Ersekë, si dhe atë të ujësjellësit të fshatrave.
Në dosjen e SPAK, kryebashkiaku socialist i Kolonjës, Erion Isai, dyshohet se ka qenë i interesuar dhe nxituar drejtpërdrejt për dy nga tenderët që Prokuroria e Posaçme e ka marrë të pandehur për shpërdorim detyre dhe shkelje e barazisë në tenderë.
Bisedat e shpeshta me administratoren e kompanisë “A & E Enginnering” sh.p.k, të zbardhura nga hetuesit, tregojnë këmbënguljen e zyrtarit të lartë vendor për të ndikuar dhe përfituar, nëpërmjet manipulimit të shifrave, dokumentacioneve dhe rregullimit të fondeve me qëllim të dyshuar përfitimin financiar.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






