Transmetuar më 27-11-2025, 13:24

TIRANË – Kolegji i Gjykatës Kushtetuese i përbërë nga gjyqtarët Sandër Beci, Sonila Bejtja dhe Marsida Xhaferllari ka vendosur të shtyjë për javën e ardhshme mbledhjen ku do të shqyrtohej kërkesëpadia e paraqitur nga qeveria në lidhje me çështjen “Balluku”.

Seanca, e planifikuar të zhvillohej sot, është caktuar për 2 dhjetor, ndërsa pritet që gjykata të publikojë së shpejti afatin zyrtar të mbledhjes.

Belinda Balluku u pezullua nga detyra pasi u mor e pandehur në lidhje me tenderin me vlerë 190 milionë euro për ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Ajo akuzohet gjithashtu në dyshimet për parregullsi në tenderin 20 milionë euro të lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës.

Sipas SPAK, për të dy procedurat – me vlerë totale 210 milionë euro – Balluku dyshohet se ka paracaktuar fituesin duke ndërhyrë në procesin e zhvillimit të garës. Pas këtyre zhvillimeve, çështja është dërguar në Gjykatë Kushtetuese, ndërkohë që qeveria i ka hequr të drejtën e firmës.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit