Transmetuar më 27-11-2025, 12:21

Një ditë më parë në emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio, u diskutua tema në lidhje me deklaratën që bëri Arjan Curri në podkastin e Grida Dumës, ku tha se do të bënte një fëmijë me marrëveshje.

Moderatorja e njohur, Lei Kraja, i habiti të pranishmit në studion e emisionit si dhe dëgjuesit kur bëri deklaratën e papritur. Ajo tha se ka menduar që nëse nuk do të ketë bërë fëmijë deri në moshën 35-vjeçare, do t’i thotë Arbër Çepanit që të bëjnë një fëmijë me kontratë.

Kësaj deklarate të papritur të Leit i ka kthyer përgjigje menjëherë Çepani. Ky i fundit ka publikuar në “Instastory” videon ku tregon moderatoren teksa thotë kërkesën e saj për të.

“Jam dakord. E bëjmë që tani”, ka shkruar Arbër në postimin e tij.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit