

27 Nëntor 2025 – Aktualitet
Kolegji i Gjykatës Kushtetuese zhvillon sot mbledhjen për të vlerësuar nëse kërkesa e qeverisë për pezullimin e zv.kryeministres Belinda Balluku do të kalojë për shqyrtim të mëtejshëm.
Treshja e gjyqtarëve pritet të analizojë nëse kërkesa plotëson kriteret procedurale dhe kushtetuese për t’u marrë në trajtim nga trupa gjyqësore.
Belinda Balluku u pezullua nga detyra e Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, si edhe nga posti i zv.kryeministres, me vendim të GJKKO-së. Qeveria ka ankimuar këtë vendim në Gjykatën Kushtetuese, duke argumentuar se pezullimi përbën ndërhyrje në funksionimin e pushtetit ekzekutiv.



Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






