

ELBASAN- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Mlizë të Elbasanit, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën pasi u rrëmbye nga përroi që kalon pranë zonës. Viktima është identifikuar si Florian Tahiri.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se i riu ka qenë nën efektin e alkoolit në momentin kur ra në ujërat e përroit. Familjarët dhe banorët kanë njoftuar autoritetet menjëherë, ndërsa gjatë gjithë natës kanë vijuar kërkimet për gjetjen e tij.
Ekipet zjarrfikëse dhe ato të emergjencave civile të Elbasanit, pas orësh të tëra kërkimesh intensive, arritën të gjejnë trupin e pajetë në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






