

Në këtë material dëgjohen qartë kërcënimet e 46-vjeçares, si edhe lutjet e viktimës që ajo të ndalonte sulmin.
GREQI- Autoritetet greke kanë publikuar një video me kohëzgjatje rreth 35 minuta, në të cilën janë regjistruar fjalët e fundit të 75-vjeçares që u vra nga nusja e saj në Salaminë. Në këtë material dëgjohen qartë kërcënimet e 46-vjeçares, si edhe lutjet e viktimës që ajo të ndalonte sulmin.
Televizioni MEGA publikoi një pjesë të dialogut mes të moshuarës dhe nuses së saj pak para se të ndodhte krimi, ku 75-vjeçarja besonte se personi që kishte hyrë në shtëpi ishte burrë:
Nusja 46-vjeçare: (me zë të rëndë) “Ku janë lekët, jepmë lekët!”
Vjehrra 75-vjeçare: “Të lutem, bija ime, mos më bëj dëm.”
Vjehrra: “Të lutem, bija ime, mos më bëj dëm. Merr çfarë do dhe ik.”
Vjehrra: “Bija ime, a nuk ke nënë?”
Vjehrra: “Do të më vrasësh? Merre çfarë të duash dhe më lër të jetoj…”
Sipas informacioneve, disa orë pas vrasjes, 46-vjeçarja, duke dashur të krijojë një alibi, dyshohet se i ka dërguar vjehrrës një mesazh në celular ku i shkruante “Mami, je mirë?”. Pasi komunikimet telefonike u deklasifikuan, u përcaktua se mesazhi ishte dërguar nga autorja e vrasjes.
Gjithashtu 46-vjeçarja kishte ka fikur përkohësisht kamerat në shtëpinë e saj në orët e para të mëngjesit të krimit, me qëllim që autoritetet të mos përcaktonin kohën kur ishte larguar dhe ishte kthyer në banesë. Në fakt, ajo i kishte thënë familjes se energjia elektrike ishte ndërprerë për disa orë në mëngjesin fatal.
Ndërkohë 46-vjeçarja e kishte përgatitur vendin e krimit në një mënyrë që të dukej si një grabitje. Pasi e goditi me thikë, ajo e mbuloi shpejt vjehrrën me një batanije, duke e lënë të vdiste në një pellg gjaku. Vrasja brutale u krye në dhomën e gjumit të viktimës, ku u gjetën të hapura dy sirtarë.


Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






