Transmetuar më 26-11-2025, 22:44

Pogradec, — Autoritetet vendore kanë njoftuar mbylljen e përkohshme të segmentit hyrës të Unazës së Pogradecit, në drejtim nga Qafë Thana drejt qytetit, për shkak të rrezikut të rënies së gurëve pas dëmtimit të skarpatës nga reshjet e ditëve të fundit.

Sipas njoftimit, bëhet fjalë vetëm për hyrjen e unazës, ku specialistët kanë konstatuar shembje të pjesshme të terrenit dhe rrezik potencial për qarkullimin rrugor. Ekipet e punës do të vijojnë edhe nesër ndërhyrjet për stabilizimin dhe konsolidimin e skarpatës.

Rihapja e rrugës do të bëhet në një moment të dytë, pasi të jenë përfunduar punimet dhe të jetë garantuar plotësisht siguria e drejtuesve të mjeteve.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve dhe drejtuesve të automjeteve të tregojnë kujdes dhe të ndjekin udhëzimet deri në normalizimin e situatës.

🚧 NJOFTIM PËR BLLOKIM RRUGE 🚧

Njoftohen të gjithë drejtuesit e automjeteve se segmenti hyrës i Unazës së Pogradecit kur vjen nga Qafë Thana drejt qytetit, do të jetë përkohësisht i mbyllur për qarkullim për shkak të rrezikut të rënies së gurëve, si pasojë e dëmtimit të një pjese të skarpatës nga reshjet e fundit. ❗️Theksojmë vetëm hyrja për më Unazë.

Punonjësit në terren do të vijojnë edhe nesër punën për stabilizimin dhe përmirësimin e skarpatës së kodrës. Hapja e këtij segmenti do të njoftohet në një moment të dytë, sapo të përfundojnë punimet dhe të garantohet siguria.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin!

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit