

Tragjedi familjare tek disa emigrantë shqiptarë në Greqi, të cilët u përfshinë fatalisht në një sherr vëllezërit.
Ngjarja ka ndodhur në të gdhirë të ditës së pardjeshme në një banesë përdhese në rrugën Deinokratous, zona Nea Pirama në kryeqytetin grek Athinë, raporton noa.al.
Viktima është një shqiptar 47 vjeçar, kurse autori i dyshuar, vëllai i tij 44 vjeç.
Burri 47-vjeçar që u gjet i vdekur në shtëpinë e tij kishte thënë se donte të largohej pasi kishte frikë për jetën e tij.
Sipas fqinjëve të familjes, dy vëllezërit shpesh grindeshin pasi pinin alkool.
Hetimi nxori se vrasja u krye me gërshërë duke i shkaktuar të ndjerit plagë dhe vdekje të dhimbshme.
Në ngjarje është përfshirë dhe vëllai i tretë i familjes shqiptare i cili është nën akuzë për dëmtime trupore dhe krim brenda familjes.
Policia tha se ishte pikërisht vëllai i tretë, 48 vjeç, ai i cili telefonoi policinë.
Autori i dyshuar i krimit, i cili sipas policisë vrau me gërshërë vëllain e tij 47-vjeçar në Nea Peramos, është në ndjekje penale për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje si dhe dëmtime fizike në kuadër të krimit në familje. Ai ka marrë dëmtime në fytyrë.
Edhe më tragjike është dëshmia e një fqinji i cili tregoi se viktima kishte deklaruar se donte të largohej nga shtëpia, pasi kishte frikë për jetën e tij. Në fakt, ai ishte strehuar përkohësisht diku tjetër, duke thënë: “Nëse qëndroj atje, do ta vras vëllanë tim”. Ironia tragjike është se në fund, ndodhi krejt e kundërta. Ai u kthye në shtëpi dhe vdiq. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






