Transmetuar më 26-11-2025, 19:53

Prishtinë- Zyrtarisht, Levizja Vetëvendosje ka shpallur Albin Kurtin si kandidat për kryeministër për zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 28 dhjetor.

Ai u votua në mbledhjen e 61-të të partisë.

Nënkryetari i kësaj partie, Glauk Konjufca ka thënë se e nominon Kurtin duke e vlerësuar si lideri demokratik i vendit.

“Unë do ta nominoj më të votuarin nga populli ynë në historinë e demokracisë sonë parlamentare. Më meritorin në udhëheqjen e Lëvizjes Vetëvendosje, liderin e vërtetë të transformimit social dhe demokratik, kryeministrin më të suksesshëm të Republikës sonë, Albin Kurtin”, ka deklaruar Konjufca.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit