Transmetuar më 26-11-2025, 19:37

HONG KONG- Bilanci i tragjedisë pas zjarrit masiv në Hong Kongu, në Kinë është thelluar. Të paktën 36 persona kanë vdekur dhe 279 të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi zjarri përfshiu ndërtesën. 29 persona u plagosën, shtatë prej të cilëve në gjendje kritike. Numri i mëparshëm i të vdekurve ishte 13 dhe 16 të plagosur, por informacionet e fundit sipas autoriteteve janë vërtetë tronditëse.

Flakët ende po shkrumbojnë skelat prej bambuje në ndërtesa, raportuan mediat lokale, kurse pamjet e flakëve bënë edhe xhiron e rrjetit shumë shpejt. 128 automjete zjarrfikëse, 57 ambulanca, 767 zjarrfikës dhe 400 oficerë policie janë përfshirë në operacionin e shuarjes së zjarrit. Në të njëjtën kohë, më shumë se 700 persona janë transferuar në pesë strehimore të hapura nga zyra lokale e zonës Tai Po.

Si u përhap zjarri?

Tym i dendur dhe i errët u ngrit në qiell të mërkurën pasdite, ndërsa zjarri u përhap fillimisht në katër ndërtesa apartamentesh dhe më pas në të gjithë kompleksin. Shkaku mbetet i panjohur për momentin. Sipas policisë, pati raportime të shumta për njerëz të bllokuar, ndërsa një burrë dhe një grua u gjetën pa ndjenja me djegie. Videoja nga vendi i ngjarjes tregoi flakë që përfshinin skelat prej bambuje që veshin pjesën e jashtme të disa apartamenteve, ndërsa pjesë të rrjetës mbrojtëse të gjelbër u shembën dhe u dogjën deri në themel.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit