Transmetuar më 26-11-2025, 18:08

Neymar mbyll përpara kohe sezonin me Santos, për shkak të një dëmtimi. 33-vjeçari humbi ndeshjen e së hënës kundër Internacional, me testet që konfirmuan se ai ka një dëmtim të meniskut në gjurin e majtë.

Sipas Globo Esporte nëpërmjet Mail Sport, O’Ney do të humbasë ndeshjen vendimtare të ardhshme kundër Sport dhe dy sfidat e fundit të sezonit.

Dëmtimet e shpeshta kanë kushtëzuar paraqitjet e tij, duke bërë që ai të ketë vetëm shtatë gola në të gjitha garat në vitin 2025.

Probleme të tilla të vazhdueshme fizike hedhin dyshime mbi gjasat e tij për të luajtur për Brazilin në Botërorin 2026, pasi nuk ka luajtur për Selecao që nga tetori i vitit 2023.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit