

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Levan-Tepelenë, ku për pasojë kanë mbetur dy persona të plagosur.
Sipas burimeve, aksidenti ndodhi rreth orës 16:00, dhe ndër të plagosurit janë dy gra, M.H 44-vjeçe dhe E.A 39-vjeçe
Mallakastër/Informacion paraprak:
Rreth orës 16:00, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në Poçem, automjeti me drejtues shtetasin B. H., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin L. A. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi L. A., dhe dy pasagjeret në automjete, shtetaset M. H., 44 vjeçe dhe E. A., 39 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






