Transmetuar më 26-11-2025, 16:32

Tiranë- Pas më shumë se 4 muaj proces dhe kontroll, komisioni i posaçëm i përbërë nga Altin Dumani, Arben Kraja dhe Behar Dibra ka propozuar hetuesin Joni Keta për drejtues të Byrosë Kombëtare të Hetimit për 5 vitet e ardhshme.

Ky proces i kryer hap pas hapi nën monitorimin e ndërkombëtarëve u finalizua pas kontrollit të 7 garuesve.

"Komisioni i Përzgjedhjes për pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) në mbledhjen e tij të datës, 26.11.2025, në prani të përfaqësuesve të ICITAP dhe Bashkimit Europian, vendosi t’i rekomandojë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për emërim, në pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, z.Joni Keta, për një mandat 5-vjeçar", thuhet në njoftimin zyrtar.

Mes tyre 4 efektivëve të policisë 2 hetuesve të BKH-së dhe një prokurori.

Tani është Këshilli i Lartë i Prokurorisë që pritet të emërojë Joni Ketën në mbledhjen e datës 2 dhjetor 2025.

Më 11 dhjetor KLP do të dëgjoj dhe vendos mes katër garuesve për kreun e SPAK.

Duke përmbyllur një proçes të rëndësishëm në BKH dhe SPAK.

7 Garuesit për kreun e BKH-së:

Andi Pogaçe

Artur Beu

Elton Kërluku

Gentian Ndoi

Gentjan Shehaj

Gledis Nano

Joni Keta.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit