Transmetuar më 26-11-2025, 15:39

Autoritetet në Ohër kanë paraqitur një raport zyrtar në prokurori ndaj një 16-vjeçari dhe një 14-vjeçari, të dy nga qyteti, për shkak të dyshimeve për përfshirje në veprime të papranueshme dhe të rënda ndaj një vajze 12-vjeçare.

Sipas të dhënave të para, 16-vjeçari dyshohet se e ka detyruar vajzën të përfshihet në akte seksuale, ndërsa 14-vjeçari dyshohet se e ka filmuar dhe më pas e ka vënë nën presion duke i kërkuar favore të tjera, me pretekstin e publikimit të materialit.

Gjykata ka vendosur masë ndalimi 30-ditor ndaj të miturit të parë, 16 vjeçarit që shihet si përdhunuesi i vajzës së vogël.

Vajza ka heshtur për gati dy javë pas ngjarjes, pasi dyshohet se i ishte kërkuar të mos tregonte, por së fundmi ka njoftuar familjen, e cila ka lajmëruar menjëherë policinë.

Ngjarja është në hetim nga organet kompetente. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit