

Tiranë- Këshilli i Ministrave, në mbledhjen që po zhvillohet sot prej mesditës së sotme nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama, ka emëruar Vilma Gurin në postin e Drejtoreshës së Departamentit të Administratës Publike.
Bëhet fjalë për një pozicion me rëndësi të lartë në vend, të cilin Guri e merr pas një periudhe shërbimi si këshilltare pranë Kryeministrit.
Vilma Guri do të zëvendësojë në detyrë Enkela Dudushin, e cila do të vijojë të ushtrojë funksione të rëndësishme brenda strukturave të institucionit.
Mësohet se kjo lëvizje vjen në një moment kur Bashkimi Europian dhe partnerët ndërkombëtarë kanë udhëzuar përshpejtimin e reformave në administratën publike, përmirësimin e standardeve të transparencës dhe llogaridhënies.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






