Transmetuar më 26-11-2025, 13:04

Këngëtari i njohur Shpat Kasapi, në moshën 40-vjeçare, ndërroi jetë papritur në Itali, duke lënë të pikëlluar familjen, miqtë dhe fansat e tij. Ai ndodhej atje së bashku me bashkëshorten dhe djalin 4-vjeçar, pasi kishin shkuar për një kontroll mjekësor për të voglin, si dhe për një koncert të Shpatit.

Sipas vëllait të tij, Albin Kasapi, ndihma e parë i është dhënë në banesë, por mjekët nuk kanë mundur ta rikthejnë në jetë. Dyshohet se shkaku i vdekjes është arrest kardiak.

Albini rrëfeu se Shpati kishte pasur disa shqetësime të lehta të zemrës, por nuk kishte pasur ndonjë problem serioz që të parashikonte një fatkeqësi të tillë.

Trupi i këngëtarit aktualisht ndodhet në Itali, ndërsa pritet të kryhen procedurat për transportin drejt Shqipërisë, ku familja dhe të afërmit do të mund t’i japin lamtumirën e fundit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit