

Durrës, 26 Nëntor 2025
Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me konfliktin e rëndë mes gjimnazistëve në Durrës, ku një i mitur mbeti i plagosur rëndë me armë të ftohtë. Viktima është goditur pranë zonës së zemrës dhe ndodhet në gjendje kritike nën kujdesin intensiv të mjekëve.
Sipas informacioneve paraprake, përplasja mes të rinjve ka nisur pas një debati banal të tipit “më ke sharë, pse më ke sharë”, i cili më pas është përshkallëzuar. I plagosuri, pasi ka marrë vesh konfliktin verbal mes shokëve dhe palës tjetër, ka telefonuar autorin e dyshuar për t’u sqaruar, por takimi ka përfunduar në dhunë.
I mituri i plagosur është me origjinë nga Burreli, ndërsa autori i dyshuar raportohet të jetë nga Cërriku. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin zyrtar të të gjithë personave të përfshirë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






