

Gruaja e Shpat Kasapit prek me fjalët e saj: Allahu të deshi pranë vetes, por unë mezi pres të zgjohem nga gjumi dhe të të kem këtu për ne
Gruaja e të ndjerit Shpat Kasapi, Selvije Jao, ka ndarë një mesazh tronditës dhe tepër emocional, ku rrëfen momentet e fundit dhe dhimbjen e madhe pas ndarjes së tij nga jeta.
Ajo tregon se po përgatiteshin të udhëtonin drejt Italisë për trajtimin e vogëlushit Roel dhe se familja po kalonte një periudhë të lodhshme e të mbushur me përpjekje.
“Ndrove jetë në krahët e mi… Sa të lumtur ishim që më në fund Roelit po i bëheshin dokumentet në Itali, që ta çonim te specialistët më të mirë. Sa jemi lodhur, sa jemi stresuar… dhe askush nuk e di,” shkruan Selvija, duke treguar afrimitetin dhe bashkëpunimin që kishin si familje.
Ajo shton se Shpati u largua në një moment kur vogëlushi kishte më shumë nevojë për praninë e tij:
“E le Roelin vetëm… në kohën kur i duheshin më shumë duart e tua. Si t’ia shpjegoj Roelit që babai nuk është më?”
Në rrëfimin e saj, Selvija shpreh edhe dhimbjen personale për humbjen e partnerit:
“Më thoje se do të më doje deri sa vdekja të na ndante… por pse u ndave nga jeta në krahët e mi?”
Mesazhin ajo e mbyll me një lutje të dhimbshme:
“Uroj të takohemi në Xhenet… Allahu të deshi pranë vetes, por unë mezi pres të zgjohem nga gjumi dhe të jesh këtu për ne.”
Dedikimi i saj është duke u shpërndarë gjerësisht, duke prekur shumë njerëz që po i bashkohen dhimbjes së familjes. /noa.al

“Ndrove jetë në krahët e mi, o jetë…
Sa të lumtur ishim që më në fund Roelit po i bëheshin dokumentat në Itali, që të mund ta çonim sa më shpejt te logopedët më të mirë. Sa jemi lodhur, sa jemi stresuar… dhe askush nuk e di!
Sa të afërt kemi qenë, sa bashkëpunues në privatësinë tonë, duke shijuar rritjen dhe zhvillimin e Roelit. Nuk prite ta dëgjoje duke të thirrur babi… nuk prite, Shpat. Nxitoje dhe na le këtu vetëm, pa ty.”
“E le Roelin jetim, o Shpat…
Në kohën kur më së shumti kishte nevojë për ty.
Në kohën kur duart e tua i duheshin më shumë se kurrë.
Si t’ia shpjegoj Roelit që babi nuk është më?”
“Më thoje gjithmonë se do të më doje deri sa vdekja të na ndante…
por pse u ndave nga jeta në krahët e mi, pse ma këpute zemrën kështu, o jetë?”
“Inshallah takohemi në Xhenet…
Allahu të deshi pranë vetes por unë mezi pres të zgjohem nga gjumi dhe të jesh këtu për ne.”
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






