Transmetuar më 26-11-2025, 11:46

Lushnjë, 26 Nëntor 2025

Janë publikuar pamjet e momentit të atentatit ndaj Julian Sulos, i njohur si “Juli i Pashakos”, i cili mbeti i plagosur në këmbë pas një sulmi të armatosur të kryer nga dy persona ende të paidentifikuar.

Sipas të dhënave nga vendngjarja, atentatorët, të maskuar dhe të armatosur me automatik dhe pistoletë, kanë zbritur nga një automjet i parkuar në kthesën e rrugës “Misto Mame”, në momentin kur makina BMW e zezë e 45-vjeçarit ka hyrë në segment. Autorët hapën zjarr menjëherë, por goditja rezultoi e pasaktë, pasi Sula dyshohet se i ka vënë re dhe ka shtuar shpejtësinë, duke shmangur pjesën më të madhe të breshërisë së plumbave.

Ngjarja ka zgjatur rreth 10 sekonda. Gjashtë plumba kanë prekur automjetin e tij, ndërsa një tjetër e ka plagosur në këmbë. Pas sulmit, autorët kanë braktisur dhe djegur automjetin së bashku me armët në fshatin Lifaj.

Julian Sula është larguar fillimisht në lokalin e tij në Karbunarë, më pas në banesë, dhe më vonë është paraqitur në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Policia po vijon hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit