Transmetuar më 26-11-2025, 08:41

ITALI- Një 40-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e karabinierëve të Imolës, pasi dyshohet se tentoi të kryente një vjedhje në një banesë të zonës. I ndaluari, banues në Castel Volturno dhe me qëndrim të parregullt në Itali, ishte gjithashtu subjekt dëbimi.

Operacioni nisi pasi pronari i një shtëpie njoftoi policinë për praninë e një personi të huaj brenda banesës. Kamerat e sigurisë e kishin filmuar të dyshuarin ndërsa lëvizte me një elektrik dore nëpër ambiente, çka aktivizoi edhe pajisjen e alarmit që lëshon tym jo-toksik për të dekurajuar grabitësit. Pas aktivizimit të sistemit, i dyshuari u largua me nxitim.

Kur karabinierët mbërritën në vendngjarje, një burrë që i përputhej përshkrimit u pa duke hipur në një automjet të tipit “Dacia Sandero”, ku ndodheshin edhe dy persona të tjerë. Mjeti u largua me shpejtësi, duke detyruar policinë të nisi një ndjekje të menjëhershme.

Në zonën e “Via Malsicura”, makina u detyrua të ndalonte. Dy pasagjerët u arratisën nëpër fusha, ndërsa drejtuesi i mjetit – 40-vjeçari shqiptar – u kap dhe u arrestua. Brenda automjetit me qira u gjetën mjete të shumta të përdorura zakonisht për thyerje dhe hyrje me forcë në banesa, të cilat dyshohet se u përdorën për të dëmtuar dritaren e shtëpisë ku ra alarmi

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit