Transmetuar më 25-11-2025, 23:03

Londër, 25 nëntor 2025 — Çelsi dha një leksion të pastër futbolli në “Stamford Bridge”, duke mposhtur Barcelonën me rezultatin e thellë 3-0 dhe duke vulosur një nga paraqitjet më dominuese të sezonit në Ligën e Kampioneve.

Skuadra e Enzo Mareskës e nisi ndeshjen me agresivitet të plotë, duke shënuar dy herë që në pjesën e parë, por që u anuluan pas ndërhyrjeve të VAR-it. Presioni i vazhdueshëm bleu gabimin vendimtar të mbrojtësit kundërshtar, teksa Kunde e devijoi topin në rrjetën e tij për 1-0.

Në minutën e 44-t, Barcelona mbeti me një lojtar më pak pas kartonit të kuq të Arauho, duke e bërë të pashmangshme dominimin londinez në pjesën e dytë. Çelsi goditi pandërprerë prapavijën e çorganizuar të katalanasve.

Estevao dyfishoi shifrat në minutën e 55-të, ndërsa Delap mbylli llogaritë në të 73-n, duke i dhënë Çelsit një fitore shkatërruese që trondit Barcelonën dhe e ngjit ekipin anglez mes pretendentëve kryesorë të turneut.

Ndeshja u karakterizua nga një numër i madh episodësh të rëndësishme, përfshirë tre gola të anuluar të Çelsit, raste të humbura dhe vendime që ndikuan dukshëm në ndeshje.

Çelsi–Barcelona 3-0 28′ (autogol) Kunde, 55′ Estevao, 73′ Delap Kartoni i kuq: 44′ Arauho

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit