Transmetuar më 25-11-2025, 22:04

Moskë- Rusia “vlerëson pozicionin e Shteteve të Bashkuara, pasi është i vetmi vend udhëheqës perëndimor që ka marrë nismën për të kërkuar një zgjidhje të konfliktit në Ukrainë”. Kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov në një konferencë për shtyp me homologun e tij bjellorus.

Megjithatë, shefi i diplomacisë së Moskës nuk ka të njëjtin qëndrim për disa vende të BE-së.

Ai theksoi se ndërsa Franca dhe Gjermania, të cilat janë fort të rreshtuara me Kievin, nuk do të pranohen kurrë nga Rusia si ndërmjetës, përkundrazi Bjellorusia dhe Turqia do të ishin të mirëpritura.

Lavrov nuk komentoi mbi takimin mes përfaqësuesve të Moskës dhe Uashingtonit, për të cilin disa media raportuan se mund të zhvillohet në Abu Dhabi.

“Ne preferojmë të angazhohemi në diplomaci sesa të lëvizim gjuhën në përpjekje për të dobësuar nismat e paqes,” deklaroi ai.

Ky zhvillikm vjen ndërsa Financial Times raporton se sekretari i ushtrisë amerikane, Dan Driscoll, mbërriti të hënën në Abu Dhabi për të zhvilluar bisedime me shefin e inteligjencës ushtarake të Ukrainës dhe një delegacion rus, me synimin arritjen e një marrëveshjeje paqeje për të përfunduar luftën në vazhdim.

Sipas raportit, që citon një zyrtar amerikan dhe dy persona të njohur me takimin, Driscoll dhe delegacioni rus filluan diskutimet të hënën në mbrëmje, ndërsa bisedimet pritet të vazhdojnë të martën. Driscoll pritet të takohet me Kyrylo Budanov, kreun e Drejtorisë Kryesore të Inteligjencës Ushtarake të Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës (GUR).

Takimet në Abu Dhabi vijnë pas progresit të arritur gjatë bisedimeve mes zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas në Gjenevë gjatë fundjavës.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit