

25 Nëntor 2025, 21:01
Këtë pasdite u zhvilluan disa ndeshje të Champions League, ku Benfica arriti fitoren e parë në kompeticion duke mposhtur Ajaxin 0-2 në Holandë.
Portugezët kaluan në avantazh që në minutën e gjashtë me golin e Dahl, ndërsa Barreiros vulosi rezultatin në fund të ndeshjes. Ky sukses i parë rikthen Benfica-n në garë, ndërsa Ajax mbyll grupin me 0 pikë.
Ndërkohë, Royale Union triumfoi 0-1 ndaj Galatasaray-t në Stamboll, falë një goli të David në minutën e 57-të.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






