Transmetuar më 25-11-2025, 19:09

Korçë- Reshjet e borës të orëve të fundit kanë krijuar shtresa dëbore dhe akulli në segmentet e rrugës që lidhin Panaritin me zonat përreth, duke sjellë vështirësi në qarkullim.

Pas përkeqësimit të kushteve atmosferike, ekipet e Bashkisë Korçë kanë ndërhyrë me mjete borëpastruese dhe po punojnë për pastrimin e rrugës dhe hedhjen e kripës, me qëllim mbajtjen e aksit të hapur dhe të sigurt për lëvizjen e automjeteve.

Aktualisht, rruga është e kalueshme, ndërsa situata po monitorohet në vijim nga autoritetet përkatëse për të garantuar qarkullim normal dhe siguri për banorët e zonës.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit