

"Për ty mund të jetë pastor i kishës protestane por për mua mbetet sekretar rinie i gjimnazit në monizëm"
“Më vjen keq për pastorin Akil Pano, ka marrë flamurin e homofobizmit dhe është diçka që në mos një ditë, një ditë tjetër do ketë një lloj kostoje. Po t’i vësh re thellë-thellë, këta që ulërasin paradite, këta bëjnë namin e zi nga darka. I ke homoseksualët më të zjarrtë”.
Ka mjaftuar kjo deklaratë e Bledi Manes në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, që menjëherë në rrjetet sociale të nisin kundërpërgjigjet mes gazetarit dhe pastorit.
Përmes një postimi në “Facebook”, Akil Pano në rreshta shkruante:
“Nuk po të përgjigjem siç e meriton! E kanë bërë të tjerë më parë! E ke parasysh! Unë do të jap atë që ti nuk e ke parasysh dhe që kisha përgjatë dy mijë viteve e quan hir, në greqishten e vjetër të shkrimit të Dhjatës së Re. Është fjala ’HARIS’ që do të thotë ‘favor i pamerituar’ dhe në Shqipen tonë përkthehet ‘Hir’”.
Këtij reagimi nuk i ka munguar një kundërpërgjigje nga Bledi Mane, i cili ka habitur që në fillim: “ANALIZA EROTIKE/ Dua ta puth në buzë pastorin Akil Pano!”.
Postimi i plotë i Bledi Manes:
ANALIZA EROTIKE/ Dua ta puth në buzë pastorin Akil Pano!
***
Për ty mund të jetë pastor i kishës protestane por për mua mbetet sekretar rinie i gjimnazit në monizëm. Është lindur në monizëm, është brymosur në monizëm, ka mësuar shkrim e këndim në monizëm, ka luajtur sport në monizëm, ka gënjyer për herë të parë në monizëm, ka vjedhur për herë të parë në monizëm, hipokrizinë e ka praktikuar si fillim në monizëm, puberteti i ka shpërthyer për herë të parë në monizëm, ka fantazuar seksualisht për herë të parë në monizëm, ka masturbuar me shokët për herë të parë në monizëm, vlerën e lirisë e adhuronte në monizëm.
Sot e mban veten për pastor të krishterë që rruan mjekrën me kujdes, kuron veten me kujdes, rruan leshin e sqetullave me kujdes, lyen trupin me locion me kujdes, vesh brekë firmato me kujdes, lyen flokët me xhel e me kujdes, i modelon me kujdes, vishet e pispilloset me kujdes, parfumoset me kujdes dhe del proteston kundër barazisë gjinore me Flamur Nokën, Altin Goxhajn, Dorina Memën dhe me Adriana Kalanë.
Ulërasin si homofobë gjasme në mbrojtje të shenjtërisë së familjes por njëri ka dashnore përveç gruas, njëra shkon çdo muaj me punë në Dubai, njëri homoskesual i dëshpëruar pa dashnor, tjetri pastor pa kishë e pa besimtarë, tjetra e divorcuar 2-3 herë dhe me këtë hipokrizi kolektive të dalë boje nuk i ndjek njeri në kauzën e tyre. Pastaj mbysin dëshpërimin me ndonjë postim në rrjetet sociale dhe ngushëllohen duke numëruar komentet. Në shesh mbledhin 69 veta, 690 komente marrin në facebook…

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






