

LUSHNJA- Një atentat me armë zjarri ka ndodhur paraditen e sotme në Lushnjë, ku objektiv ka qenë Julian Sula, i njohur si “Juli i Pashakos”. Gazetari Elton Syno mëson se Sula po lëvizte me makinën e tij, sapo kishte dalë nga banesa e tij dhe ishte vetëm në automjet.
Sipas raportimeve, tre persona që ndodheshin në rrugë, në këmbë e kanë qëlluar me automatik, duke lëshuar rreth 7 plumba drejt tij. Bëhet me dije se asnjë prej plumbave nuk e ka prekur drejtpërdrejt Sulën. Një plagë e lehtë që ai ka në gishtat e këmbës dyshohet se është shkaktuar gjatë largimit me vrap dhe do të konfirmohet nga ekspertiza mjeko-ligjore.
Hetimet e policisë kanë zbuluar se në vendin ku është djegur makina e autorëve është gjetur një automatik tip Kallashnikov, i cili besohet se është përdorur gjatë atentatit. Identiteti i tre personave mbetet i paqartë, ndërsa ata kanë larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet dhe më pas e kanë djegur atë, duke u drejtuar drejt fshatrave përreth Lushnjës.



Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






