

25 Nëntor 2025, 11:49 – Pukë – Dy persona të arrestuar për terrorizëm kanë refuzuar të flasin para policisë gjatë hetimeve. Julian Cumrraku dhe Erzen Uka, të cilët u arrestuan pas një ngujimi 12-orësh në një ndërtesë të braktisur, janë akuzuar për aktivitete terroriste dhe përbëjnë një rrezik për sigurinë kombëtare. Sipas informacioneve nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, të dy të arrestuarit kanë shtuar se janë me të drejtën e tyre për të mos dëshmuar dhe i kanë drejtuar oficerëve të policisë një deklaratë të fortë: “Ju jeni shejtani.”
Ngjarja ka ndodhur pas një patrullimi rutinë të Policisë së Pukës, e cila konstatoi prezencën e Erzen Ukës në zonë. Kur ai pa forcat e policisë, u fut menjëherë në një banesë të braktisur, pronë e një të afërmi të tij. Policia ka shkuar për ta verifikuar dhe është ndeshur me një reagim të fortë nga Uka, i cili ka kërcënuar punonjësit e policisë.
"Nuk i dorëzohem policisë, dorëzohem vetëm përballë Allahut", ka deklaruar Uka, duke e bërë të qartë se nuk kishte ndërmend të bashkëpunonte me autoritetet.
Pasi ka kuptuar se ai ishte i armatosur, policia ka kërkuar ndihmën e Drejtorisë së Shkodrës për të siguruar operacionin dhe për të shmangur çdo incident të mundshëm. Pas shkëmbimit të informacionit me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, është zbuluar se Erzen Uka dhe Julian Cumrraku ishin subjekt i hetimeve të anti-terrorit, duke u mbajtur nën vëzhgim për disa kohë.
Sipas informacionit të gazetares Dorjana Bezat, të dy të arrestuarit kanë qenë të përfshirë në aktivitete kriminale dhe kanë precedentë penalë për vepra të ndryshme. Uka dhe Cumrraku, të cilët jetonin respektivisht në Pukë dhe Kamëz, janë aktualisht nën hetim për lidhje të mundshme me grupe terroriste, duke përfshirë mundësinë e përfshirjes në aktet e dhunshme ose ekstremiste.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






