Transmetuar më 24-11-2025, 22:23

Hamza Uka, njëri prej të armatosurve që iu dorëzuan policisë mbrëmjen e sotme, pas dhjetëra orëve negociata dhe thirrje nga RENEA, rezulton të jetë i plagosur.

Ende nuk është e qartë se si është plagosur pasi policia dhe RENEA nuk kanë shtënë drejt banesës ku po fshiheshin Hamza Uka dhe Julian Cumraku.

Të dy personat janë ndjekës të besimit fetar mysliman, me prirje radikale.

Ka qenë policia e Shkodrës dhe Komisariati i Pukës që janë vënë në dijeni dhe pastaj RENEA.

Për 6 orë kanë negociuar forcat RENEA, por nuk kanë bindur dot për vetëdorëzim dhe të mos qëllohej.

Vëllai dhe motra e Cumrakut kanë negociuar dhe e kanë bindur të vetëdorëzohet.

Në këto momente RENEA po ushtron kontroll me qen anti-eksploziv dhe anti-minë. Nga banesa janë bërë thirrje që konsiderohen terroriste.

Ata pritet të shoqërohen në polici dhe më pas në Tiranë, ku do të merren në pyetje, për të shpjeguar pse ishin të armatosur.

Hamza Uka e ka emrin Erzen, por nuk e dimë nëse personat e dorëzuar janë këta, do të verifikohet. Erzeni është arrestuar në 12 dhjetor 2019 për terrorizëm, si person me pritje radikale dhe ka qenë komando në Afganistan.

E çuditshme është që të shkosh atje për të luftuar terrorin dhe të kthehesh radikal. Është gjetur video ku u mësonte fëmijëve se si të stërviteshin.

Është mbrojtur dhe kanë thënë se këto janë private. U dënua 3 vite burg në 2019 dhe e kreu.

Në sallën e gjyqit kërcënoi gjyqtarin dhe prokurorin Eugen Beçi dhe madje futi edhe njerëz nga jashtë për t’i kërcënuar.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit