Transmetuar më 24-11-2025, 19:58

TIRANË – Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në protestën para Kryeministrisë deklaroi se “kjo foltore e përmbush misionin e saj vetëm kur shqiptarët të largojnë hajdutët nga qeveria”. Ai akuzoi qeverinë për korrupsion të thellë dhe për abuzime me fondet publike.

Berisha deklaroi se pazaret e projekteve madhore, përfshirë tunelin e Llogarasë dhe aeroportin e Vlorës, janë bërë nga vetë kryeministri Edi Rama. “Kanë vjedhur 400 milionë euro dhe prapë nuk largohen,” tha ai.

Sipas tij, protesta është vendosur qëllimisht në këtë shesh: “Ky është sheshi i lirisë. Erdhi koha t’i themi hajdutit: ‘Qërohu!’ Ne nuk largohemi nga ky shesh pa fitore.”

Berisha u bëri thirrje qytetarëve të ngrihen kundër qeverisë, duke theksuar se “këta po vjedhin paratë, të ardhmen dhe qenien e shqiptarëve”. Ai përfundoi me thirrjen se beteja do të vazhdojë deri në “përmbysjen e narkodiktaturës”, duke përmendur Edi Ramën dhe ministre të qeverisë si përgjegjës për këtë gjendje.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit