

ARABIA SAUDITE – Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez do të martohen në ishullin e Madeirës në verën e vitit 2026, menjëherë pas përfundimit të Kupës së Botës.
Sipas Jornal da Madeira, ceremonia do të mbahet në Katedralen e Funchal (Sé do Funchal), ndërsa më pas është planifikuar një pritje madhështore në një hotel luksoz të ishullit.
Çifti, i cili zyrtarizoi fejesën në gusht, po përgatitet për një nga momentet më të shumëpritura të marrëdhënies së tyre, që ka nisur në vitin 2017. Cristiano i propozoi Georginës nëntë vjet pasi u takuan për herë të parë në një dyqan Gucci në Madrid.
Në një intervistë për Piers Morgan, Ronaldo tregoi se propozimi ka qenë spontan dhe i sinqertë: “Mendova se ishte momenti i duhur sepse ajo është nëna e fëmijëve të mi dhe personi që dua më shumë. Mbajta një fjalim të thjeshtë, nuk jam shumë romantik, jam romantik në mënyrën time.”
Ai shtoi se dasma do të zhvillohet pas Botërorit, ndërsa Georgina preferon një ceremoni të qetë, larg festimeve të mëdha.
Zgjedhja e Madeirës, vendlindja e futbollistit, pritet të tërheqë vëmendjen globale, pasi dasma e çiftit është konsideruar një nga ngjarjet më të komentuara të vitit të ardhshëm.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






