Transmetuar më 24-11-2025, 19:29

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka marrë pjesë në protestën e organizuar nga opozita, e cila po mbahet para Kryeministrisë. Gjatë fjalimit të tij, deputeti opozitar u shpreh se kishte emocione, pasi ishte mësuar të fliste në Parlament vetëm përballë "hajdutëve". Korrshi u shpreh se vendin e ka mbuluar korrupsioni, ndërsa hodhi një sërë akuzash për qeverinë.

Deputeti u ndal edhe tek kadegoritë e ndryshme të shoqërisë, ku adresoi edhe problematikat me të cilat përballet secila prej tyre. Ai tha se pacientët e Onkologjiku po përballen me mungesë medikamentesh, studentët me univeristete të mbylluar, nënat me mungesë fëmijësh dhe bujqit me kushte të vështira. Në fund, Korreshi akuzoi kryeministri Rama dhe ministrat për “vjedhje të përditshme” të buxhetit të shtetit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit